Szczesny tek rivalët e urryer të Juventusit?!

Merkatoja e verës ka javë që është mbyllur por tashmë në skenë kanë filluar të dalin skenare që nuk arritën të kishin sukses.

Njëri nga skenaret më interesant ka qenë ideja për shkëmbimin e mundshëm të Gianluigi Donnarummas me portierin aktual të Juventusit, Wojciech Szczesny.

Gjithçka ishte e planifikuar nga Fabio Paratici por shkarkimi i tij bëri që gjithçka të dështojë dhe nga ana tjetër pastaj Milan arriti edhe transferimin e Mike Maignan.

Gianluigi Donnarumma nga ana tjetër u transferua me parametra 0 në drejtim të Paris Saint Germain ku akoma nuk ka arritur të sigurojë vendin e parë në portë pasi Pochettino po i beson më shumë Keylor Navasit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here