Zgjidhet problemi: Ja emri i sulmuesit të ri të Allegrit!

Juventus tashmë ka javë që është duke kërkuar një zëvëndësues të denjë për Cristiano Ronaldon i cili u largua në drejtim të Manchester United në ditët e fundit të merkatos verore.

Tashmë në listën e Allegrit nuk është vetëm Dusan Vlahovic por edhe një emër nga Premier League.

Juventus tashmë është gati për një lëvizje shokuese në merkato ku edhe mediat angleze po shkruajnë për një transferim surprizë të Timo Werner tek gjiganti i Serie A.

Me ose pa dashje një gjë të tillë po e ndihmon edhe Romelu Lukaku i cili e ka larguar gjermanin nga formacioni i parë qysh prej ardhjes së tij nga Interi.

Por Blutë e Londrës nuk do të heqin dorë aq lehtë nga ai pasi kërkojnë një shifër prej 60 milionë eurosh për kartonin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here