Sterling ‘asist’ Juves, Zonja e Vjetër transferon yllin e Barcelonës!

Barcelona në një krizë rezultatesh është në kërkim të emrave të rinj në sulm dhe Raheem Sterling tashmë është një objektiv i rëndësishëm për katalanasit.

Kohëve të fundit po përmendet edhe emri i Dani Olmo, futbollist i RB Leipzig i cili pëlqehet shumë nga drejtuesit katalanas.

Këtë situatë me shumë kujdes po e vëzhgon edhe Juventusi e cila ka interesin e saj diku tjetër.

Transferimi i Sterling ose i Olmo tek Barcelona do të nënkuptonte edhe largimin e Ousmane Dembele i cili ishte pranë largimit edhe gjatë merkatos së verës.

Barcelona mund ta lërë atë të largohet edhe me parametra 0 gjatë verës së ardhshme nëse nuk arrihet një marrëveshje për rinovimin e kontratës me ish yllin e Borussia Dortmund.

Zonja e Vjetër ka kohë që ka shprehur interesim për transferimin e francezit dhe tashmë duket se ka ardhur momenti i duhur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here