Bisedimet kanë filluar: Milan në janar siguron një përforcim nga Barcelona!

Paolo Maldini ka filluar lëvizjet për merkaton e janarit ku tashmë objektiv i tij është një futbollist i skuadrës së Barcelonës.

Rossonerët po kërkojnë emra të rinj në formë huazimi dhe një gjë të tillë ia ka ofruar skuadra katalanase.

Bëhet fjalë për Alex Kolado i cili ishte pranë huazimit tek skuadra e Sheffield United mirëpo gjithçka dështoi për shkak të gabimeve të bëra në dokumentacionin e nevojshëm.

Pas kësaj Barcelona nuk arriti as ta regjistrojë tek Barcelona B dhe tashmë për 22 vjeçarin mundësia e artë duket kalimi tek Milan.

Mundo Deportiv ka bërë të ditur që kontaktet e para janë bërë në mes të klubeve dhe sulmuesi mund ta shohë veten me fanelën e Rossonerëve në muajin janar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here