E duan urgjentisht Mourinhon, Roma tmerrohet nga largimi i tij!

Jose Mourinho vazhdon të mbetet njëri ndër emrat më emblematik sa i përket botës së futbollit dhe ky interesim ndaj tij nuk e ka ndërmend që të shuhet.

Një skuadër angleze ka shfaqur interesim për Special One dhe kjo gjë ka shqetësuar tej mase drejtuesit e Giallorossëve të cilët i frikësohen fuqisë financiare të kësaj skuadre.

Bëhet fjalë për Newcastle United e cila shumë shpejt do të jenë nën pronësinë e sheikut Mohamed Bin Salman, gjë që do ta bëj këtë skuadër njërën nga më të pasurat në Europë.

Akoma nuk ka ndonjë reagim zyrtar nga vetë Mourinho mirëpo aspekti financiar mund të ndikojë shumë edhe në vendimin që ai do të marrë pasi sheiku arab nuk e ka ndërmend që të kursehet sa i përket pankinës së tij.

Newcastle United aktualisht gjendet në vendin e 19-të në Premier League dhe Steve Bruce duket se i ka ditët e numëruara tek kjo skuadër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here