Duel gjigantësh në janar: Ylli i Real Madrid në janar transferohet në Serie A!

Një përplasje e madhe në merkato pritet që të ndodhë në mes të dy skuadrave të mëdha italiane.

Juventus dhe Milan kësaj rradhe rivalitetin e kanë zhvendosur në merkaton e janarit ku do të zhvillohet një garë e ashpër për shërbimet e yllit të Real Madrid.

Bëhet fjalë për Marco Asension i cili nuk bën më pjesë në planet e teknikut Carlo Ancelotti i cili po mendon seriozisht largimin e tij sa më të shpejtë nga skuadra madrilene.

Talenti i Los Blancos ka gjetur shumë pak hapësirë nën urdhërat e teknikut italian dhe mundësia e vetme për të duket largimi nga Santiago Bernabeu.

Fichajes.net ka bërë të ditur që Milan dhe Juventus janë dy favoritet kryesore për të arritur një akord me mesfushorin i cili po kërkon një skuadër për të gjetur formën e para disa viteve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here