Koeman nuk e dëshiron në skuadër: Ylli i Barcës tek Milan ose Juventus falas!

Ai u transferua tek Barcelona si një përforcim i rëndësishëm. U paguan 25 milionë euro për të dhe pritshmëritë nga ai ishin shumë të mëdha.

Megjithatë ai tashmë konsiderohet një transfer i dështuar dhe tekniku Ronald Koeman kërkon që ta largojë nga skuadra sa më shpejt që të jetë e mundur.

Për këtë arsye skuadra e Barcelonës po kërkon që ta heqë barrën e pagës së tij.

Bëhet fjalë për Samuel Umtiti i cili ka vendosur që me Barcelonën të arrijë një marrëveshje për të përfunduar kontratën më herët se që e kanë parashikuar.

Milan dhe Juventus kanë shfaqur interesim për shërbimet e tij dhe do kërkojnë transferimin e tij në afatin kalimtar të janarit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here