Mesfusha mbetet akoma reparti më problematik tek Juventus dhe janari pritet të hapet nga Zonja e Vjetër me një blerje të rëndësishme.
Juventus është në gjueti për emra të rinj për mesfushën që mund ta ngjallin këtë repart si me kualitet por edhe në aspektin fizik.
Massimiliano Allegri tashmë ka gati emrin i cili nga shumë ekspertë po vlerësohet edhe si Paul Pogba i ri.
Bëhet fjalë për talentin e madh të Monacos, Aurelien Tchouameni i cili ka një kontratë me vlerë deri në 2024 me skuadrën franceze.
Vlera e tij sillet rreth 40 milionë euro dhe tashmë Biankonerët janë të gatshëm që në bisedime të përfshijnë edhe kartonin e Weston McKennie.