Thomas Strakosha tashmë ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me skuadrën e Lazios dhe nuk e ka ndërmend që të rinovojë me kryeqytetasit edhe pse i është ofruar kjo mundësi.
Shumë skuadra të mëdha janë duke vëzhguar situatën nëpër të cilën po kalon shqiptari pasi ai verën e ardhshme do të jetë një aset i vyer që mund të transferohet me parametra 0.
Drejtori i përgjithshëm i Interit, Beppe Marotta e pëlqen shumë portierin shqiptar dhe është duke kërkuar transferimin e tij në Giuseppe Meazza.
Strakosha ndodhet në listën e Marottas së bashku me portierin e Ajaxit, Andre Onana si zëvendësues adekuat të Samir Handanovicit.
Portieri slloven po e luan sezonin e fundit te Interi dhe në verën e vitit 2022 pritet të largohet nga kampioni në fuqi i Italisë.