Conte tek Newcastle: I rrëmben Juventusit objektivin e sulmit!

Antonio Conte tashmë vetëm sa nuk ka nënshkruar kontratën me skuadrën e Newcastle United e cila pritet që të jetë njëra ndër skuadrat më të pasura në Europë me pronarin e ri, Mohamed bin Salman.

Një rrezik direkt nga Antonio Conte është duke e ndjerë Juventusi e cila mund të mbetet pa objektivin e saj të janarit.

Bëhet fjalë për Mauro Icardin i cili ditëve të fundit ka pasur bisedime me Biankonerët por futja në lojë e Antonio Contes mund të ndryshojë gjithçka.

Nga ana tjetër tek PSG po shikojnë vetëm aspektin financiar dhe anglezët janë të gatshëm për një ofertë të majme në drejtim të argjentinasit që do ta bëj edhe futbollistin të ndërrojë mendje.

Dailymail.uk raporton që Icardi po konsideron transferimin tek Newcastle shkaku i kapaciteteve të mëdha të skuadrës angleze.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here