Bombë: Morata transferohet te rivalët e Juventusit

Lajm bobmastik nga Italia, Alvaro Morata largohet nga Juventusi, por jo nga Serie A!

Sulmuesi i Atletico Madrid, i huazuar te Juventusi, Alvaro Morata nuk po bind drejtuesit e Biankonerëve me paraqitjet e tij.

Spanjolli ka luajtur 7 ndeshje këtë sezon dhe ka realizuar tre gola, mirëpo Agnelli nuk e ka ndërmend ta blej kartonin e 28-vjeçarit.

Zonja e Vjetër planifikon transferimin e Mauro Icardit verën e ardhshme dhe Morata pritet të rikthehet te Atletico.

Morata nuk bën pjesë as në planet e Simeones dhe drejtuesit e Atleticos do ta nxjerrin në shitje, pasiqë kontrata e tij me Colchoneros skadon në vitin 2023.

Sipas portalit italian Calcio Mercato, nga kjo situatë kërkon të përfitojë Interi. Neroaxurët e shohin Moratan si një përforcim ideal për vijën e sulmit, pasiqë Sanchez do të largohet nga Meazza.

Inter do të ofrojë 20 milionë euro për kartonin e Moratas, shifër të cilën Atletico pritet ta pranojë, ndërsa spanjolli do të duhet të pranojë pagë më të ulët, pasiqë te Juventus përfiton 10 milionë euro në sezon.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here