Të gjitha rrugët të çojnë në Madrid! Ylli i Los Blancos transferohet nga Marotta!

Inter nuk është duke u ndalur dhe po vazhdon të studiojë emrat e mundshëm që do të transferojë gjatë janarit.

Tashmë Beppe Marotta ka objektiva të qartë dhe për repartin e sulmit përforcimi do të vijë nga skuadra e Real Madrid.

Bëhet fjalë për sulmuesin serb Luka Jovic i cili nuk ka më një të ardhme nën urdhërat e Carlo Ancelottit.

Marrëveshje do të kryhet në formë huazimi pa të drejtë blerje mirëpo kjo gjë ka benefitet e veta duke marrë parasysh pagën prej 5 milionë eurosh që është më e ulët sesa ajo e Alexis Sanchez.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here