BOMBË: Chiesa drejt Premier League, 50 milionë euro dhe një futbollist për Juventusin!

Federico Chiesa këtë sezon po shkëlqen si me Juventusin ashtu edhe me kombëtaren italiane gjë që ka ngjallur një interesim të madh për të nga shumë skuadra europiane.

Një nga skuadrat më të mëdha në Premier League, Manchester United është shumë e interesuar për të siguruar kartonin e futbollistit dhe për këtë arsye është duke bërë gati një ofertë të majme.

Djajtë e Kuq kanë gati ofertën joshëse ku janë të gatshëm që ti ofrojnë 50 milionë euro Juventusit plus shërbimet e njërit nga Marcus Rashford ose Jadon Sancho.

Për Biankonerët kjo është një ofertë tejet tunduese duke marrë parasysh aftësitë e Rashford e të Sanchos, emra që mund të përshtaten shumë lehtë në formacionin e Allegrit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here