Ka pranuar ofertën: Denis Zakaria tek gjiganti i Serie A në janar!

Denis Zakaria nuk arriti që këtë verë të sigurojë transferimin në Serie A por janari pritet që të jetë muaji final për të zyrtarizuar këtë transferim.

Mesfushori zvicerian kishte dëshirë të largohej nga Borussia Monchengladbach mirëpo një gjë të tillë nuk e lejoi kjo e fundit.

Me një kontratë që skadon në verën e ardhshme tashmë gjermanët duken me duar të lidhura pasi nuk duan ta humbasin atë me parametra 0.

Bëhet fjalë për një ofertë të Romës të cilën duket se futbollisti tashmë e ka pranuar dhe po pritet vetëm muaji janar për të zyrtarizuar gjithçka.

Tani i mbetet dy klubeve të gjejnë një gjuhë të përbashkët, me Romën që është gati të ofrojë shtatë milionë euro për të.

Nga ana tjetër klubi gjerman Borussia Moenchgladbach po kërkon 10 milionë euro, por që nuk guxon të rrezikojë pasi mund ta humbas në verë pa fituar asgjë mesfushorin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here