Inter në krizë: Real Madrid transferon dy yjet e skuadrës për 130 milionë euro!

Nga Spanja pritet që të arrijë një investim i frikshëm nga ana e Real Madrid e cila po synon transferimin e dy futbollistëve kryesorë të Interit.

Zërat e fundit nga merkato thonë që Neroazzurët janë gati të pranojnë largime të tjera në këmbim të ofertave të majme.

Florentino Perez është mëse i vetëdijshëm për një fakt të tillë dhe po kërkon dy yjet e Neroazzurëve gjatë merkatos së ardhshme verore.

Bëhet fjalë për Barella dhe Bastonin, dy nga talentet më të mëdhenj të futbollit italian, për të cilët negociatat nuk do të jenë aspak të lehta.

Por shifra prej 130 milionë eurosh pritet që të jetë pika e kthesës në këto negociata, para këto që mund ti jepnin fund krizës së thellë financiare të Neroazzurëve.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here