Po shkëlqen në Spanjë: Oyarzabal transferohet në Serie A!

Mikel Oyarzabal, anësori i Real Sociedad dhe kombëtares së Spanjës mundet që shumë shpejt të përfundojë në Serie A.

Oyarzabal ishte padyshim njëri nga futbollistët më të spikatur në Ligën e Kombeve gjë që ka rritur ndjeshëm edhe interesimin ndaj tij.

Spanjolli ka përfunduar tashmë në listën e dëshirave të Massimiliano Allegrit i cili e dëshiron ta ketë atë nën urdhërat e tij.

Dyshimet për të ardhmen e Federico Chiesas kanë bërë që Zonja e Vjetër të shqyrtojë mundësinë e transferimit të yllit të skuadrës baske.

Ky i fundit ka një kontratë deri në vitin 2024 me një klauzolë 50 milionë euro, shumë kjo që do të jetë e përballueshme për Biankonerët në rast se shesin Chiesan i cili po kërkohet nga shumë skuadra në Premier League.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here