Koulibaly transferohet tek gjiganti i Serie A për 25 milionë euro!

Kalidou Koulibaly ka muaj që po kërkohet nga disa prej skuadrave më të mëdha në Itali dhe më gjerë.

Juventus deri më tani kishte shfaqur interesimin më të madh brenda Apenineve por tashmë situata ka ndryshuar plotësisht.

Milan ka rritur interesimin për transferimin e senegalezit pasi kërkon të sigurojë një emër të rëndësishëm për qendrën e mbrojtjes.

Paolo Maldini dhe Frederic Massara janë duke punuar për të krijuar një skuadër që do të jetë në gjendje për të luftuar për tituj.

Rossonerët kanë bërë gati ofertën prej 25 milionë eurosh që do ti ofrohet presidentit Aurelio De Laurentiis, i cili tashmë mund të lëshojë pe duke pasur dëshirën e futbollistit për tu larguar nga Napoli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here