Situatë e re: Van de Beek në Serie A, anashkalon Interin!

Donny van de Beek nuk ka arritur asnjëherë deri më tani të rikthejë formën që kishte tek Ajax dhe aventura tek Manchester United rezultoi në një dështim të vërtetë.

Mesfushori holandez nuk po duron më situatën tek Djajtë e Kuq dhe po kërkon largimin sa më shpejtë nga Premier League.

Gjatë verës për shërbimet e tij ishte e interesuar Interi e cila nuk ia doli mbanë që të transferonte atë.

Por tashmë një tjetër gjigant i Italisë ka hyrë fuqishëm në garë.

Siç raporton La Stampa, Van de Beek është në preferencat e Massimiliano Allegrit të Juventusit.

Cherubini tashmë ka kontaktuar me agjentin e futbollistit dhe gjithçka pritet të shkojë mbarë për Zonjën e Vjetër e cila po nxiton që të shfrytëzojë situatën e vështirë në të cilën gjendet futbollisti.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here