Në manovrat e Interit që po bën në merkato mund të përfshihet edhe një ndërrim në repartin e mbrojtjes.
Kjo për faktin që Neroazzurët mund të vendosin ta shesin Stefan de Vrij gjatë verës së ardhshme dhe Mino Raiola ka gati emrin që do të zëvëndësojë holandezin.
Bëhet fjalë për mbrojtësin e skuadrës së Torinos, Armando Izzo i cili mund të zbarkojë në Giuseppe Meazza gjatë afatit kalimtar të janarit.
Izzo është duke gjetur hapësira të pakta tek skuadra veriore dhe një ofertë nga Inter në drejtim të tij do të jetë mëse e mirëseardhur.