Gati shkëmbimi i janarit: Rabiot në Madrid, ylli i Realit te Juventusi

Real Madrid dhe Juventus kanë gati shkëmbimin spektakolar për merkaton e janarit.

Real Madrid dhe Juventus janë duke punuar për merkaton e janarit, pasiqë nuk e kanë nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri.

Mesfushori i Juventusit Adrien Rabiot pëlqehet shumë nga Carlo Ancelotti dhe italiani ia ka kërkuar Perezit transferimin e francezit në Madrid.

Portali i njohur spanjoll për transferime Todo Fichajes, raporton se Los Blancos janë të gatshëm tia ofrojnë Juventusit kartonin e Dani Ceballos në këmbim të Rabiot.

Biankonerët janë të hapur për këtë shkëmbim dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here