Nuk është i lumtur te PSG: Wijnaldum nga janari në Serie A

Lajm i bujshëm nga Spanja, Giorginio Wijnaldum transferohet te gjiganti italian.

Mesfushori holandez, Giorginio Wijnaldum ka deklaruar se nuk është i lumtur te PSG.

30-vjeçari u transferua në Parkun e Princave me parametra zero duke zgjedhur Parisienët para Barcelonës për shkak të pagës më të lartë.

Mirëpo Wijnaldum nuk po fiton shumë hapsira dhe është duke konsideruar largimin nga PSG.

Portali i njohur spanjoll Todo Fichajes, raporton se nga kjo situatë kërkon të përfitojë Milani.

Rosonerët e shohin Wijnaldum si zëvendësuesin ideal të Kessie i cili pritet të largohet dhe madje mund ti propozojnë Parisienëve një shkëmbim në janar.

Opsioni tjetër është që Rosonerët ta huazojnë Wijnaldum me të drejtë blerjeje. Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti dhe Wijnaldum sipas të gjitha gjasave do të largohet nga PSG.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here