Një yll dhe para: Vlahovic kalon tek gjiganti i Serie A!

60 milionë eurot e kërkuar nga presidenti Rocco Commisso për të lënë të lirë Dusan Vlahovic të largohet kanë qenë të papërballueshme për shumicën e skuadrave.

Juventus si skuadra favorite për transferimin e tij tashmë ka gati strategjinë tjetër që mund të rezultojë e suksesshme për arritjen e një marrëveshje me skuadrën nga Firence.

Siç raporton Calciomercato, Juventus tashmë është e gatshme që të ofrojë shërbimet e Dejan Kulusevskit i cili ka kërkuar largimin nga skuadra.

Ai vlerësohet rreth 20 milionë euro ndërkohë që Biankonerëve i nevojiten edhe 40 milionë të tjera për të bindur presidentin Commisso.

Vlahovic nga ana tjetër ka refuzuar rinovimin e kontratës dhe po pret fundin e këtij sezoni për të gjetur një skuadër tjetër më të madhe për të vazhduar karierën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here