Problem i ri për Marottan: Ylli i Interit ka refuzuar rinovimin!

Pasiqë Antonio Conte kishte zgjedhur Marcel Brozovic si përforcim tek skuadra e Newcastle United, tashmë një tjetër problem serioz ka lindur në Giuseppe Meazza.

Siç ka bërë të ditur Corriere dello Sport, Nicolo Barella ka refuzuar ofertën e bërë nga Neroazzurët për rinovimin e kontratës.

Barella është kandidat për Topin e Artë pasi luajti shkëlqyeshëm me Interin dhe kombëtaren italiane dhe agjenti i tij ka kërkuar 6 milionë euro në sezon ndërkohë që Inter është e gatshme të ofrojë vetëm 4 milionë.

Interesim të madh për të tashmë kanë shfaqur skuadra si Atletico Madrid dhe Paris Saint Germain të cilat po presin gabimin më të vogël nga kampionët e Serie A për të rrëmbyer talentin e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here