E bujshme: Riqui Puig në janar te gjiganti italian

Riqui Puig transferohet në Serie A.

Mesfushori i Barcelonës, Riqui Puig sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Camp Nou në janar, pasiqë nuk bën pjesë në planet e Koeman.

22-vjeçari nuk po luan aspak nën drejtimin e Koeman dhe në janar pritet të largohet nga Barcelona.

Nga situata e Puig kërkon të përfitojë Roma. Mourinho ia ka kërkuar drejtuesve transferimin e Puig në merkaton e janarit.

Barcelona nuk dëshiron ta shesë Puig por Blaugranët janë të hapur për huazimin e tij.

Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti dhe Puig sipas të gjitha gjasave në janar do ta vesh fanellën e Katalanasve.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here