‘Mjerë’ Interi: Në janar ky yll i skuadrës do largohet nga Milano!

Lajmet e fundit që vijnë nga kampi i Interit nuk janë aspak të mira pasi negociatat për rinovimin e kontratës me njërin nga futbollistët kryesorë nuk po shkojnë në rrugën e duhur.

Bëhet fjalë për Marcel Brozovic, emër ky që po pëlqehet nga shumë emra të mëdhenj në Europë dhe deri më tani Neroazzurët nuk kanë pasur sukses për të rinovuar kontratën me të.

Lista e skuadrave të interesuara për të vazhdon të rritet me emra si Barcelona, Tottenham, Manchester United dhe Arsenal.

Një gjë është e sigurt, skuadra e Inzaghit ka shumë pak kohë për të rinovuar me kroatin ose përndryshe ai mund të largohet edhe gjatë merkatos së janarit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here