City mirënjohës ndaj Raiolas: Ylli i Juventusit tek Citizens!

Pep Guardiola duket se do tja shohë ‘hajrin’ agjentit të mirënjohur Mino Raiola i cili ka nën drejtimin e tij njërin prej futbollistëve më të talentuar në Europë.

Bëhet fjalë për Matthijs de Ligt, i cili këtë sezon tek Juventus ka startuar 5 nga 8 ndeshjet e mundshme gjë që nuk po e kënaq agjentin italian.

Kontaktet tashmë me skuadrat tjera kanë filluar dhe holandezi mund ta shohë veten shumë shpejt larg Torinos ku interesim të madh për të ka shfaqur Manchester City.

Zonja e Vjetër e bleu holandezin për një shifër prej 85.5 milionë eurosh dhe nuk e ka ndërmend që ta lëshojë të largohet për një shifër më të vogël.

Raiola dhe City janë shumë të vetëdijshëm për një fakt të tillë dhe një ofertë e majme do të përgatitet në drejtim të Biankonerëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here