Liverpool 80 milionë euro për yllin e Serie A!

Skuadra e Liverpool ka hyrë në një garë shumë të komplikuar sa i përket njërit prej emrave më të kërkuar në Serie A.

Bëhet fjalë për Sergej Milinkovic-Savic i cili është njëri prej mesfushorëve më në formë të sezoneve të fundit, duke bërë kështu që edhe interesimi për të të jetë i madh.

Lazio është e vetëdijshme për një interesim të tillë dhe tashmë i ka vënë një çmim prej 80 milionë eurosh mesfushorit serb dhe nuk e ka ndërmend ta ulë këtë shifër.

Liverpool mund të pajtohet me një shifër të tillë duket pasur parasysh kërkesën për një emër të ri në mesfushë.

Milenkovic-Savic ka shënuar 3 gola dhe 2 asistime në 8 ndeshje të Serie A të këtij sezoni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here