Lajme shumë të rëndësishme vijnë nga kampi i Neroazzurëve.
Pronarët kinezë pas shumë vitesh e sollën Interin përsëri në majë të futbollit italian mirëpo borxhi i akumuluar ndër vite duket se ka detyruar këta të fundit që të mendojnë shitjen e klubit.
Dorëheqja e Contes dhe largimi i Lukakut dhe Hakimit filloi një periudhë të re tek skuadra zikaltër.
Marotta arriti përsëri të krijojë një skuadër kompetitive pa shpenzime të mëdha por pronarët kinezë kanë nevojë edhe për 250 milionë euro të tjera.
Pronarët e rinj të Neroazzurëve pritet që të jetë princi saudit Mohammed bin Salman i cili tashmë zotëron edhe Newcastle United.
Ka javë që përflitej për një interesim të tillë por tashmë edhe familja Zhang duket e bindur për të arritur një marrëveshje me arabët dhe për ti kaluar atyre aksionet e kampionit të Serie A.