Belotti tek gjiganti i Serie A, e dëshiron vetëm këtë skuadër!

Siç raporton e përditshmja italiane Tuttosport, Andrea Belotti ka vendosur që të refuzojë çdo ofertë për të rinovuar kontratën dhe rrezikojnë ta humbasin atë me parametra 0.

Për këtë arsye Torino pritet që të marrë vendim për transferimin e tij në afatin e janarit në mënyrë që mos të largohet verën e ardhshme me parametra 0.

Nga ana tjetër Belotti asnjëherë nuk e ka fshehur dëshirën e tij për të qenë pjesë e Milanit, dëshirë kjo e tij qysh nga fëmijëria.

Kapiteni i Torinos kërkon vetëm transferimin në San Siro edhe nëse do të përfitonte më pak sesa nëse do transferohej tek ndonjë skuadër tjetër.

Paolo Maldini është duke e marrë seriozisht këtë çështje dhe ka filluar lëvizjet e para për transferimin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here