Gati shkëmbimi i janarit: Ylli i Interit në Emirates, ylli i Arsenalit në Meazza!

Inter dhe Arsenal kanë gati shkëmbimin spektakolar për merkaton e janarit.

Rinovimi i Marcelo Brozovic është tema kryesore te Interi në muajt e fundit. Mesfushorit kroat i skadon kontrata në fund të sezonit dhe interesimi për të është i madh.

Njëra nga skuadrat që kërkon të përfitojë nga situata e Brozovic është Arsenali.

Topçinjtë janë në ndjekje të mesfushorit kroat për një kohë të gjatë dhe kanë gati ofertën joshëse për Neroaxurët në merkaton e janarit.

Arsenali është i gatshëm tia ofrojë Interit kartonin e Alexandre Lacazette në këmbim të Brozovic.

Neroaxurët janë në kërkim të një sulmuesi dhe janë të hapur për këtë shkëmbim në rast se Brozovic refuzon të rinovojë kontratën deri në janar.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here