Ditët e fundit drejtuesit e skuadrës së Juventusit kanë marrë një vendim të dhimbshëm për ta lënë njërin nga futbollistët kryesorë që të largohet nga Torino.
Bëhet fjalë për Matthijs de Ligt, i cili deri më tani nuk ka arritur asnjëherë që të shfaqë potencialin e tij të plotë me Biankonerët.
Nga ana tjetër holandezi ka një pagë shumë të lartë që nuk mund të përballohet më nga Zonja e Vjetër kur ai nuk është një titullar i padiskutueshëm.
Siç raporton Goal.com, në fund të këtij sezoni ai do ti ofrohet skuadrës së Chelseas e cila pritet që të humbasë shërbimet e Rudiger dhe Christensen.