Chiellini iniciator: Ylli i kombëtares italiane tek Juventus!

Giorgio Chiellini ka pranuar se është duke u munduar që të sjellë në Torino njërin prej yjeve më të mëdhenj të kombëtares italiane pasi është në fund të karierës së tij.

Në një intervistë të dhënë për DAZN, Chiellini ka pranuar se është duke punuar që të sjellë në Allianz Stadium yllin e Paris Saint Germain, Gianluigi Donnarumma.

Veterani i mbrojtjes ka deklaruar që Donnarumma është shumë i ngjashëm me legjendën e Zonjës së Vjetër, Gianluigi Buffon prandaj dëshiron ta shohë atë tek Zonja e Vjetër.

”Buffon dhe Donnarumma kanë shumë gjëra të përbashkëta dhe për këtë arsye do të mundohem ta bindë atë që të kalojë në rradhët tona”- deklaroi Chiellini.

Kujtojmë që Juventus u mundua këtë verë ta transferonte me parametra 0 atë mirëpo në fund zgjodhi të kalonte tek gjiganti francez.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here