Ginter po shkëlqen, transferohet në Apenine!

Matthias Ginter i skuadrës së Borussia Monchengladbach është shndërruar në një ‘mollë sherri’ për dy skuadrat e mëdha të Serie A.

Sport Bild bën të ditur që interesim për të kanë shfaqur Inter dhe Juventus të cilat janë duke punuar për transferimin e 27 vjeçarit, kontrata e të cilit do të skadojë në fund të këtij sezoni dhe do largohet nga Borussia-Park.

Ginter ka bërë të ditur që është në kërkim të një skuadre të re për sezonin e ardhshëm, me Juventusin dhe Interin që po i pret një betejë e re në merkato.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here