BOMBË: Julian Alvarez transferohet tek gjiganti i Serie A!

Talenti i skuadrës argjentinase të River Plate, Julian Alvarez është shumë pranë zyrtarizimit të transferimit në Serie A, raporton Fichajes.

Është pikërisht skuadra e AC Milan që është pranë blerjes së tij ku zhvilloi një betejë të madhe me rivalin e qytetit, Inter.

21 vjeçari viteve të fundit është cilësuar si njëri prej talenteve më të mëdhenj në Amerikën Jugore dhe tashmë bën pjesë edhe në kombëtaren e Argjentinës.

Sevilla ka kohë që është në ndjekje të futbollistit mirëpo Milan tashmë është favoriti kryesor dhe pritet që të zyrtarizojë një blerje të tillë sapo merkatoja e janarit të hapet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here