Manchester United ka lënë pas krahëve humbjen turpëruese disa ditë më parë në “Old Trafford” kundër Liverpool.
“Djajtë e Kuq” kanë mposhtur me rezultatin e pastër 3-0 Tottenhamin në shtëpinë e këtyre të fundit.
Serinë e golave e hapi Cristiano Ronaldo në fundin e pjesës së parë, pas asisti të Bruno Fernandes.
45 minutat e para do të përfundonin me rezultatin minimal të miqve, me pjesën e dytë që nis po ashtu më mirë për United.
Në minutën e 64 Ronaldo kthehet në asistmen, me Cavanin që mposht Lloris duke i dhënë qetësi skuadrës së tij.
Rashford i futur në minutën e 70 në vend të Ronaldos shënon edhe golin e tretë në minutën e 87 duke e vulosur fitoren me rezultatin e përgjithshëm 0-3.
Ekipi i Solskjaer kthehet te fitorja pas 4 ndeshjeve në Premier League dhe momentalisht pozicionohet në vendin e 5 me 17 pikë, ndërsa Tottenham në vendin e 8 me 15 pikë.