Antonio Conte projekton shkëmbimin, ylli i Spurs në Milano, ndërsa dyshja e Interit te Tottenham.
Sipas raportimeve të fundit nga mediat sportive, Antonio Conte është shumë pranë emërimit si trajner i Tottenham.
Conte është pa angazhim që nga vera e kaluar kur u largua nga Interi pas fitimit të Scudettos.
Mediat angleze raportojnë se Conte ka piketuar dy përforcimet e para te Tottenham dhe bëhet fjalë për dyshen e Interit, Brozovic-Perisic.
Dyshës kroate i skadon kontrata me Interin në fund të sezonit dhe Spurs dëshirojnë të përfitojnë nga kjo situatë.
Tottenham është i gatshëm tia ofrojë Neroaxurëve kartonin e Tanguly Ndombeles në këmbim të dyshes së Interit, ndërsa te Inter janë të hapur për këtë operacion.
Problemi i vetëm qëndron te paga e lartë e Ndombeles 12 milionë euro në sezon.