Conte tek Tottenham: Transferon falas yllin e Milanit!

Zyrtarizimi i Antonio Contes tek skuadra e Tottenham duket se do ti prishë punë edhe disa skuadrave në Serie A.

Tekniku mund të marrë me vete një emër të madh nga Milani por që i intereson shumë edhe Juventusit.

Ish tekniku i Interit i ka bërë të qartë Fabio Paraticit që do të kishte dëshirë që në skuadrën e tij të kishte kapitenin e Rossonerëve, Alessio Romagnoli.

Kontrata e tij akoma nuk është rinovuar dhe një gjë e tillë vështirë që të ndodhë duke marrë parasysh një agjent si Mino Raiola i cili nuk është i bindur nga paga që i kanë ofruar Rossonerët.

Biankonerët ishin gjithashtu në garë për të mirëpo tashmë hyrja në këtë garë e Antonio Contes, pritet që të ndryshojë të gjithë ekuilibrat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here