Van de Beek shkëmbehet me yllin e Interit!

Donny van de Beek nuk ka një të ardhme tek Manchester United dhe po mendon sa më shpejtë largimin nga kjo skuadër.

Inter nga ana tjetër ka me muaj që po e kërkon holandezin dhe tashmë duket se ka gati planin e duhur për të bindur Djajtë e Kuq për ta lënë atë të largohet.

Duke pasur parasysh problemet në mbrojtje, Manchester United është e gatshme të afrojë edhe një emër tjetër në këtë repart dhe Inter ka gati një të tillë.

Bëhet fjalë për qendër mbrojtësin Milan Skriniar i cili po bëhet gati nga Neroazzurët për një shkëmbim plus para me mesfushorin holandez.

Van de Beek nuk po vlerësohet tashmë më shumë se 20 milionë euro kështu që Djajtë e Kuq mund të detyrohen të ofrojnë deri në 30 milionë euro për mbrojtësin sllovak.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here