Shkëmbim yjesh në mes të Juventusit dhe Lazios!

Një marrëveshje në mes të Lazios dhe Juventusit është shumë pranë që të arrihet.

CalcioMercato bën të ditur që po bëhet fjalë për një shkëmbim potencial në mes të Dejan Kulusevskit dhe Luis Albertos.

Marrëdhëniet në mes të mesfushorit spanjoll dhe trajnerit nuk janë përmirësuar dhe se largimi duket opsioni i vetëm për të.

Nga ana tjetër Kulusevski nuk është një emër i pëlqyer nga Massimiliano Allegri dhe largimi duket e vetmja mundësi për të.

Të dy futbollistët kanë një vlerë që sillet tek 40 milionë eurot.

Claudio Lotito është i gatshëm për të arritur një marrëveshje të tillë pasi pëlqen shumë idenë që të ketë nën urdhërat e tij talentin e Zonjës së Vjetër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here