Shkëmbim spektakolar: Morata transferohet te rivalët e Juventusit

Alvaro Morata largohet nga Juventusi, por jo nga Serie A.

Sulmuesi i Juventusit, Alvaro Morata sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Zonja e Vjetër në fund të sezonit.

Spanjolli nuk ka bindur drejtuesit e Biankonerëve me paraqitjet e tij dhe Agnelli nuk do ta ushtrojë opsionin e blerjes.

Morata pritet të rikthehet te Atletico, mirëpo 29-vjeçari nuk bën pjesë në planet e Simeones dhe nuk do të qëndrojë për shumë gjatë në Madrid.

Mediat spanjolle kanë lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Atletico Madrid synon transferimin e Lautaros nga Interi dhe Colchoneros kanë gati ofertën për Neroaxurët.

Atletico do t’ia ofrojë Interit 50 milionë euro dhe kartonin Moratas. Inter nuk planifikon ta heq dorë nga Lautaro, por në rast se Suning nuk arrin ta shesë klubin, atëherë do të duhet të sakrifikojnë argjentinasin.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here