Jeremie Boga lë Sassuolon, kalon tek gjiganti i Serie A!

Siç raporton Corriere dello Sport, Jeremie Boga po kalon sezonin e fundit tek skuadra e Sassuolos pasiqë prej verës së ardhshme ai do kalojë në rradhët e njërës prej skuadrave më të mëdha në Itali.

Bëhet fjalë për Napolin e cila ka tash e disa muaj që është duke e vëzhguar nga afër sulmuesin e Sassuolos.

Ky transferim pritet të ndodhë për të zëvëndësuar kapitenin e tyre Lorenzo Insigne, i cili pritet të largohet nga stadiumi Diego Armando Maradona në fund të këtij sezoni.

Deri më tani napolitanët shpresonin për një ndryshim të situatës të Insignes por tashmë ylli i Azzurëve ka vendosur për të mos vazhduar bashkëpunimin me skuadrën që i dha shumë atij ndër vite.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here