Gati hakmarrja: Milan transferon yllin e Interit

Milan i hakmerret Interit për Calhanoglun!

Derby della Madoninna mbrëmë u mbyll pa fitues. Milan dhe Inter barazuan 1-1 në xhiron e 12-të të Serie A.

Hakan Calhanoglu ishte protagonist duke shënuar ndaj ish-klubit të tij dhe duke provokuar tifozët e Milanit me festën e golit.

Te Milan nuk e kanë e kanë kapërdirë lehtë transferimin e Calhanoglus te rivalët e përjetshëm dhe Rosonerët kanë gati hakmarrjen ndaj Neroaxurëve.

Siç raporton Calcio Mercato, Milan synon transferimin e Daniele D’Ambrossios nga Interi në merkaton e verës.

Te Milan nuk janë të kënaqur me Florenzin dhe nuk e kanë ndërmend ta shfrytzojnë opsionin e blerjes.

33-vjeçarit i skadon kontrata me Interin në fund të sezonit dhe Rosonerët synojnë të përfitojnë nga kjo mundësi, pasiqë D’Ambrosio mund të luaj nga të dy krahët e mbrojtjes.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here