Si e komentoni festën e Calhanoglut? – Ja përgjigjia epike e Ibrës…

Gazetari e pyeti  për festën e Calhanoglut, Ibrahimovic me një përgjige epike.

Derby della Madoninna u mbyll pa fitues. Milan dhe Inter barazuan 1-1 në xhiron e 12-të të Serie A.

Hakan Calhanoglu ishte protagonist duke shënuar ndaj ish-klubit të tij dhe duke provokuar tifozët e Milanit me festën e golit.

Zlatan Ibrahimovic u pyet pas ndeshjes nga gazetarët për festën e Calhanoglut, ndërsa suedezi u përgjigj në mënyrë epike.

“Si e komentoni festën e golit nga Calhanoglu? Nuk e njoh atë person, nuk dua të komentoj për futbollistë të Interit”, ishte përgjigjia e Ibrës.

“Barazimi nuk është për tu gëzuar, por nuk mund të jemi të pakënaqur. Mendoj se këtë sezon jemi të pjekur mjaftueshëm për ta fituar Scudetton.”

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here