Barcelona dhe Atletico Madrid në garë për yllin e Interit!

Dy gjigantët e Spanjës, Barcelona dhe Atletico Madrid janë dy skuadrat më të interesuara që gjatë këtij janari të sigurojnë shërbimet e Alexis Sanchez.

Këtë gjë e ka bërë të ditur e përditshmja kiliane La Tercera e cila njoftoi se skuadrat spanjolle janë të interesuara për 32 vjeçarin pasi kërkojnë të përforcojnë repartin e sulmit gjatë merkatos së janarit.

Sanchez nuk është aspak i lumtur tek Inter për shkak të minutave të paktë që ka në fushën e blertë dhe po synon largimin sa më të shpejtë nga Neroazzurët.

Diego Simeone e pëlqen kilianin për shkak se e ka pasur nën urdhërat e tij ndërkohë që Xavi e njeh akoma më mirë atë pasi kanë luajtur bashkë vite më parë tek Barcelona.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here