Një shuplakë për Maldinin: Alvarez transferohet te rivalët e Milanit

Julian Alvarez transferohet në Serie A, por jo te Milani.

Sulmuesi i River Plate, Julian Alvarez ka përfunduar në shënjestrën e gjigantëve europian falë paraqitjeve mbreslënëse.

21-vjeçari ka realizuar 19 gola dhe 13 asistime këtë sezon në 40 ndeshje të luajtura.

Alvarez ka kontratë me River Plate deri në Dhjetor të vitit 2022 dhe për klubin argjentinas merkato e janarit është shansi i fundit për të arkëtuar 20 milionë euro nga shitja e tij.

Ditët e fundit është spekuluar për transferimin e Alvarez te Milani, madje transferimi i tij në San Siro konsiderohej si punë e kryer, por në garë për 21-vjeçarin janë përfshirë edhe rivalët e Milanit.

E përditshmja italiane Tuttosport, raporton se Juventus është futur në garë për Alvarez dhe Agnelli është i gatshëm të ofrojë 20 milionë euro për kartonin e tij në janar.

Biankonerët janë në pole-position për të siguruar shërbimet e argjentinasit, pasiqë Milan ka ofruar vetëm 15 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here