Massimiliano Allegri ka dhënë dritën e gjelbërt për të filluar bisedimet.
Bëhet fjalë për Alessio Romagnolin i cili nuk ka arritur një marrëveshje me Milanin për rinovimin e kontratës që i skadon në verën e ardhshme.
Siç raporton Calciomercato.it, skuadra e Juventusit është duke e ndjekur nga afër situatën nëpër të cilën po kalon kapiteni i Rossonerëve.
Ka zëra që thonë se Milan nuk ka raporte të mira me agjentin e tij Mino Raiola dhe pikërisht këtë situatë po kërkon ta shfrytëzojë Zonja e Vjetër.
Juventus ka qenë e interesuar për qendërmbrojtësin qysh prej kohës kur ishte tek skuadra e Romës mirëpo atëherë Rossonerët triumfuan në merkato.