Kartonin e Eden Hazard dhe 50 milionë euro, Inter gati të heq dorë nga ylli i skuadrës!
Eden Hazard është i lidhur për një kohë të gjatë me një transferim në Serie A dhe verën e ardhshme mund ta vazhdojë karrierën në Itali falë një super shkëmbimi.
Inter është klubi që është goditur më së shumti nga pandemia dhe gjatë verës së kaluar Neroaxurët u detyruan të heqin dorë nga Romelu Lukaku dhe Achraf Hakimi.
Gjendja financiare nuk është përmirsuar dhe në verë nuk përjashtohet mundësia që Inter të heq dorë nga yjet e skuadrës.
Njëri nga lojtarët e Interit që kërkohet më së shumti është Lautaro Martinez. Edhe përkundër rinovimin, spekulimet për largimin e tij nga Meazza vazhdojnë.
Mediat spanjolle kanë lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Carlo Ancelotti e dëshiron Lautaron te Reali dhe se Los Blancos kanë gati ofertën joshëse për Interin.
Madrilenët janë të gatshëm tia ofrojnë Interit kartonin e Eden Hazard dhe 50 milionë euro për Lautaron.
Neroaxurët janë të hapur për këtë opsion, mirëpo problemi qëndron te paga e lartë e Hazard (16 milionë euro në sezon).
Inter do të kërkojë nga Reali 80 milionë euro dhe huazimin e Hazard me të drejtë blerjeje duke e ndarë pagën e Hazard me Los Blancos 50/50.