Sven Botman tek gjiganti i Serie A!

Gjatë muajit janar, Sven Botman mund ta shohë veten të transferuar në Apenine.

Mbrojtësi holandez i skuadrës së Lille është duke u kërkuar nga 4 skuadra të mëdha italiane si Atalanta, Inter, Milan dhe në fund Roma.

Giallorossët janë më të interesuar në këtë garë pasi kërkojnë që ti sigurojnë Jose Mourinhos një emër tjetër për repartin e mbrojtjes.

Mirëpo për të arritur deri tek holandezi gjërat nuk duken shumë të thjeshta.

Kjo për faktin që ai kushton rreth 30 milionë euro dhe Roma nuk besohet që do të ketë luksin për të bërë një transferim të tillë gjatë janarit.

Për këtë arsye po flitet që Giallorossët do të tentojnë një huazim me të drejtë blerjeje në fund të këtij sezoni për 21 vjeçarin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here