Gjithçka zyrtarizohet në janar: Milan transferon yllin e Juventusit!

Një largim i papritur duket se do të ndodhë nga skuadra e Juventusit në afatin kalimtar të janarit.

Dominimit disa vjeçar të Zonjës së Vjetër në Itali duket se i ka ardhur fundi dhe është pikërisht Milani këtë sezon që po i prishin balancet Biankonerëve.

Kështu një emër i madh i skuadrës nga Torino pritet që të largohet nga Allianz Stadium këtë janar për tu transferuar pikërisht në rradhët e Rossonerëve.

Bëhet fjalë për Federico Bernardeschi i cili mund të jetë emri i duhur për Stefano Piolin i cili po kërkon të përforcojë repartin e sulmit pasi janë në garë me Napolin për vendin e parë në Serie A.

Pioli njihet si një trajner që arrin të ringjallë futbollistë që nuk janë në formë dhe kjo duket se është pikërisht ajo që ka nevojë Bernardeschi.

Transferimi i tij me shumë gjasa do të ndodhë gjatë muajit janar, raportojnë mediat në Apenine.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here