Mundësi e re: Nicola Pepe lë Arsenalin dhe transferohet në Serie A!

Topçinjtë tashmë janë duke menduar shitjen e tij për vetëm 30 milionë euro ndërkohë që ai në Londër nga Lille erdhi për hiç më pak se 80 milionë euro.

26 vjeçari  ka shënuar 25 gola dhe 18 asistime në 98 ndeshje të zhvilluara, numra këta shumë zhgënjyer me Topçinjtë që po mendojnë shitjen e tij.

Nga Italia ka ardhur një interesim shumë i madh.

Bëhet fjalë për Milanin e cila po mendon për të përforcuar krahun e djathtë të sulmit duke marrë parasysh faktin që Samu Castillejo mund të largohet në janar.

Arsenal nga 80 milionë euro mund të vendosë për shitjen e tij për një shifër prej 30 milionë eurosh për të minimizuar sadopak humbjet e mëdha nga kjo blerje që rezultoi e dështuar.

Milan pritet që të veprojë njejtë si me Fikayo Tomorin, huazimin e kartonit të tij dhe pastaj në fund të sezonit të kenë të drejtën e blerjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here